No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Krasniqi ‘kërcënon’ Dritën: Nesër e përsërisim ndeshjen e Superkupës

Krasniqi ‘kërcënon’ Dritën: Nesër e përsërisim ndeshjen e Superkupës

Një paraqitje e shkëlqyer në Superkupën e Kosovës të luajtur në Antalia pikërisht përballë Dritës, ka bërë që Prishtina të cilësohet favorite e madhe për të kaluar tutje në garat e Kupës së Kosovës.

Prishtina do të ndeshet nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” me Dritën në një sfidë që po cilësohet si tejet e fortë dhe e paparashikuar deri në fund.

Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi në një bisedë për Demokracia, ka thënë se ekipi është gati për ta përsëritur suksesin e Antalias.

“Në ndeshjen e Superkupës kemi bërë një super-paraqitje dhe shpresojmë ta bëjmë të njëjtën edhe në Kupë nesër. Gjithsesi, e pranojmë se do të jetë shumë ndeshje e vështirë”, ka thënë Krasniqi.

Mbrojtësi bardhekaltër që iu bashkua Prishtinës edicionin e kaluar, pas një paraqitje të jashtëzakonshme që kishte te Ballkani, ka thënë se ekipi është shumë i motivuar dhe i etur për të arritur te suksesi.

“Jemi shumë të motivuar dhe jemi të gatshëm për nesër. Mendoj nëse përsërisim paraqitjet e fundit sidomos në Superkupë, por edhe në ndeshjet miqësore, do të kalojmë tutje. Sigurisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi detajet e vogla do ta vendosin lojën. Por ne do të japim më të mirë dhe kam shumë besim se do të kalojmë tutje”, vlerësoi Krasniqi.

“Sa i përket formës personale, jam mirë. Kemi bërë një fazë shumë të mirë dhe shpresoj çdo ndeshje do e ngriti formën time. Jam gati për gjithçka”, ka përfunduar Besnik Krasniqi.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments