No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mbahet seminari i gjyqtarëve, fillojnë përgatitjet për VAR

Mbahet seminari i gjyqtarëve, fillojnë përgatitjet për VAR

Federata e Futbollit e Kosovës në prag të fillimit të garave të stinorit pranveror ka organizuar seminarin dyditor për gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë, në ambientet e stadiumit të “Fadil Vokrri” në të cilin ka ligjëruar instruktori i UEFA-së, Sokol Jareci. Ky seminar vjen pas testeve fizike, të cilat gjyqtarët arritën t’i kryejnë me sukses gjatë mesjavës. Në hap me projektin e presidentit Ademi që VAR-i të implementohet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm, temë bosht e këtij seminari ishte pikërisht implementimi i protokollit VAR. Tema tjera të këtij seminari ishin edhe ndërhyrjet në zonën e 16-metërshit, bashkëpunimi&puna në grup dhe loja me dorë, ku gjyqtarët u udhëzuan mbi interpretimet më të reja të rregullave të lojës. Në mesjavë do të fillojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, për të vazhduar në fundjavë me fillimin e stinorit pranveror në Superligë, andaj Komisioni i Gjyqtarëve siguron se gjyqtarët janë të gatshëm për përmbushjen e detyrave të tyre në ndeshje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments