No menu items!
Ballina KRYESORE Mirëkuptimi i tepruar, a po i hakmerret Kombëtares së Kosovës në futboll?

Mirëkuptimi i tepruar, a po i hakmerret Kombëtares së Kosovës në futboll?

Shkruan: Fazli Berisha
Sa do që përpiqemi të qëndrojmë anash zhvillimeve në ndërtimin e Kombëtareve në futboll, sërish kur shohim e dëgjojmë nga disa futbollistë që më parë do të zgjidhnin të mbrojnë ngjyrat e një shteti tjetër se sa të shtetit ë Kosovës, njeriu zien përbrenda për të folur e shkruar për të shfaqur mospajtimin për një zgjidhje të tillë.

Ndryshe rreshtohemi në anën e oportunistëve që me një inferioritet i shikojmë gjërat pa thënë asnjë fjalë të vetme duke u thënë atyre se nuk i vërejmë këto dukuri që shpërfaqin mos dashurinë e tyre për atdheun apo të rrënjëve të tij.
Që prej pavarësimit të futbollit të Kosovës më 1991, Kosova u angazhua edhe për ndërtimin e një Kombëtareje, në rrethana jashtëzakonisht të  vështira deri në flijim, ani pse nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA.

Por, shumë futbollistë, trajnerë e njerëz  të vullnetit të mirë, FFK-ja kurrë nuk u ndalën së punuari për një gjë të tillë me bindje të thellë se dita e pranimit në këta mekanizma ndërkombëtar një ditë do to vjen. Dhe më 2016 falë sakrificës së shumë brezave dhe angazhimit të pa kursyer të legjendës sonë Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë kjo ditë erdhi dhe futbolli i Kosovës u bë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.

Nga këtu hapet një faqe e re, një rrugëtim i ri për futbollin e Kosovës e me këtë edhe për Kombëtaren që tashmë kishte themelet e saja duke i inkuadruar në kampionatet evropiane e botërore. Kosova po i thërriste të gjithë futbollistët që të i bashkëngjitën Kombëtares sonë të re. Filluan shumë të vijnë. Por, si atëherë kur ishte gjallë Vokrri, edhe tash pasardhësi i tij,  presidenti aktual Agim Ademi që nuk ka lënë futbollistë e talent të futbollit pa takuar e që shumë nuk janë bërë publike u ka bërë thirrje që të i bashkëngjitën Kombëtares së Kosovës.

Thirrjet ishin me aq shumë dashuri e respekt sa u tha se do të i mirëkuptojmë ata që nuk bashkohen dhe zgjedhin ndonjë Kombëtare tjetër duke ua lënë atyre në ndërgjegjen e tyre të bëjnë zgjedhjen e duhur. Këtu nuk ka asgjë të keqe përderisa nuk dalin deklarata dhe ambicie që disa talent të futbollit më me dëshirë do të mbronin ngjyrat e një shteti tjetër, duke përbuzur vendin e tyre apo me këtë duke mohuar rrënjët e tyre. Kjo të iriton tej mase. 

Shkas i këtij shkrimi ishte pikërisht deklarata e futbollistit Kemal Ademi, i cili ndonëse kishte takuar me presidentin Ademi, deklaroi me për media se më shumë dëshirë do të priste një ftesë nga përzgjedhësi i Kombëtares zvicerane. Pyes sa ka njeri që mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj, veç nëse je oportunist i thellë në shpirt. A duhet të jemi mirëkuptues ndaj kësaj, kur futbollistët shqiptar Kombëtaren e Kosovës e shohin si Kombëtare rezervë, nëse askush tjetër nuk e fton.

Një futbollist si Kemal Ademi i lindur në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë  me prindër shqiptarë të Kosovës nga Prizreni dhe që u rrit në Zvicër do të duhej pa asnjë hezitim të veshë fanellën e Kosovës , aq më parë që njeriu i parë futbollit të Kosovës Agim Ademi i ka bërë ftesë. Dhe a duhet  të kemi mirëkuptim ndaj tij? Unë them jo dhe jo vetëm ndaj tij por as ndaj familjes së tij. Merreni me mend se po ta bënte në gjë të tillë ndonjë futbollist kroat, ta refuzonte Kroacinë, jo vetëm atë por dhe familjen, populli dhe shteti kroat do ta bojkotonte në tërësi deri edhe në ndalim të shkelte në tokën kroate.

Unë nuk ftojë të i persekutojmë, ama mirëkuptimi i tepruar po na hakmerret. Të shikojmë pra rastin kroat dhe shumë futbollistëve me famë botërore, të cilët pavarësisht se në çfarë gjendje e pozite gjendet Kombëtarja e shtetit të tyre ata i qëndrojnë besnik. Shiko shembullin e Didier Drogbas, i cili ka pasur mundësi të marrë shtetësinë e cilitdo shtet të fortë e me nam, por ai zgjodhi Bregun e Fildishtë aty ku i ka rrënjët e veta. Apo shiko, Ronaldon, Mesin, Cavanin e shumë e shumë të tjerë. Shembulli i fundit ishte pendimi i yllit të Arsenalit dhe i Kombëtares gjermane, i cili tha se jam penduar që nuk i kam mbrojtur ngjyrat e shtetit të tij Turqisë nga ia ka rrënjët, por të Gjermanisë. Ka edhe me qindra shembuj të tjerë.

Ndaj, kam kërkesë e lutje për të gjithë futbollistët shqiptarë ku do që janë e luajnë të mos i harrojnë rrënjët dhe përkatësinë e tyre kombëtare dhe pa hezitim e mëdyshje të i bashkohen Kombëtares së Kosovës, që të mos pendohen më vonë. Ta çmojnë mirëkuptimin e FFK-s. Fundja me këtë e tregojnë dhe dëshmojnë dashurinë dhe respektin për atdheun e shtetin e Kosovës.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments