No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK pjesë e webinarit të UEFA-s, diskutohet për edukimin e trajnerëve

FFK pjesë e webinarit të UEFA-s, diskutohet për edukimin e trajnerëve

Sot është mbajtur webinari i UEFA-s me federatat anëtare të saj rreth korrikulës së edukimit për Licencën C, i cili kishte filluar në tetor të vitit të kaluar. FFK-ja është përfaqësuar nga Michael Nees, Albert Bunjaku, Sanije Krasniqi dhe dy edukatorët e rinj, Fitim Shabani dhe Elon Berisha. Ky webinar po organizohet nëpërmjet platformës online të UEFA-s dhe do të mbahet çdo të premte për 7 javë radhazi, derisa për qëllim ka informimin dhe shkëmbimin e përvojave mes anëtarëve të UEFA-s me projektin e edukimit për Licencën C, i cili është obligativ për të gjitha federatat. FFK-ja ka përparësi në raport me federatat tjera në këtë aspekt, duke pasur parasysh se ka qenë ndër katër federatat e para që e ka nisur projektin e edukimit për Licencën C të UEFA-s. Por, UEFA në vazhdimësi përfshin elemente të reja në kuadër të edukimit dhe ky webinar do të mundësojë që edhe sektori i edukimit në FFK të ketë një pasqyrë sa më reale për projektet e ardhshme dhe ta mbajë nivelin e edukimit të trajnerëve në nivelin më të lartë.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Recent Comments