No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Shefki Kuqi pranon kontaktet me FFK-në për postin e trajnerit te Kosova...

Shefki Kuqi pranon kontaktet me FFK-në për postin e trajnerit te Kosova U19

Federata e Futbollit e Kosovës pritet të bëjë ndryshime edhe sa u përket trajnerëve në grup-moshat e reja të Kombëtares së Kosovës.
FFK-ja ditë më parë e prezantoi trajnerin e ri të Kombëtares U21, gjermanin Michael Nees, duke mos ia vazhduar kontratën ish trajnerit Rafet Prekazi.
Përveç grup-moshës U-21, ndryshime priten edhe te Kosova U-19, ku postin e trajnerit e mban aktualisht Ramiz Krasniqi, të cilit me gjasë nuk do t’i vazhdohet kontrata.

E vendin e tij pritet ta zë futbollisti i njohur kosovar, Shefki Kuqi. Ky i fundit në një prononcim për Zërin ka pranuar se është në bisedime me kreun e FFK-së dhe është gati për këtë sfidë.
“Kam pasur bisedime, por ende nuk ka diçka konkrete. Unë kam thënë prej fillimit se nuk jam person që vetëm ta marr një detyrë, e di vlerën time dhe mendoj se jam një person që mund t’i ndihmoj një futbollisti të ri, i kam kaluar këto rrugë dhe e di se si është të arrish te suksesi”, e nis bisedën Shefki Kuqi, duke vazhduar:

“Dëshira ime është që Kombëtarja e Kosovës të ketë sukses. Është lavdi kur e udhëheq vendin tënd sesa një të huaj dhe tek unë qëllimi kryesor është që Kosova të ecë përpara dhe lojtarët tanë po luajnë jashtë. Po të mos e ndieja veten i gatshëm, nuk do të aplikoja, e di se çfarë pune duhet dhe çfarë kushte ka dhe e di mentalitetin e popullit tonë kosovar. I mati gjërat para se të hyj diku dhe për këtu është hera e parë që kam shprehur interesim, kushtet kanë ndryshuar dhe potenciali është tjetër”, vlerëson ish-futbollisti i Newcastle Unitedit.
Gjithashtu, ai ka edhe një përgjigje për ata që thonë se “Shefkiu ka dështuar”, duke iu referuar punës së tij si trajner në Finlandë.
“Kam dëgjuar fjalë që Shefiu ka dështuar në Finlandë, nuk e di se si njerëzit i vlerësojnë gjërat. Atje kam drejtuar një klub tejet të dobët financiarisht, i cili bankrotoi pas një edicioni. Pavarësisht atyre vështirësive, unë e mbajta atë skuadër në elitë. Më pas edhe një skuadër e inkuadrova nga liga e parë në elitë. Dhe klubin e fundit që e drejtova ishte Interi, të cilin e mbajta në elitë dhe kur jam larguar unë, kanë qenë në vendin e katërt ose të pestë. Mendoj se kam çfarë t’i ofroj Përfaqësueses”, tregon më tej ai.
Për fund, ai ka treguar edhe për pritshmëritë e tij nga Kosova A në ciklin eliminator për kampionatin botëror “Katar 2022”.
“Duhet të jemi real. Si Përfaqësuese e re nuk mund të zgjedhim dhe natyrisht se do t’i kemi kundërshtarët e vështirë. Shpresoj të arrijmë rezultate pozitive dhe të jemi më të fortë në këtë cikël eliminator”, përfundoi Shefki Kuqi.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments