No menu items!
Ballina KRYESORE Prishtina befason Pejën, kompleton gjysmëfinalen

Prishtina befason Pejën, kompleton gjysmëfinalen

Pas Pontes, Rahovecit dhe Yllit në gjysëm-finale ka avansuar edhe Prishtina.

Në një ndeshje dramatike dhe interesante deri në fund, Sigal Prishtina ka mundur Pejën 88:90 (15:23, 24:15, 23:26, 26:26), duke kaluar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës.
Ndeshjen më mirë e nisën bardhekaltrit, që kishin epërsi konstante në çerekun e parë dhe këtë pjesë e fitojnë 15:23. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, duke thelluar epërsinë në 12 pikë, 19:31, por me kalimin e minutave, këndellen pejanët duke hyrë në një seri shumë të suksesshme, ku arritën që pjesën e parë ta përfundojnë në të mirë të tyre 39:38.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë e barabartë, ku epërsia më e lartë ishte 41:47 dhe më pas asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:64. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant dhe dramatik, pasi fituesi është vendosur në sekondat e fundit. Prishtina kishte epërsi 71:82, por Peja nuk dorëzohet sërish, duke ngushtuar shifrat në 86:88, 13 sekonda para fundit, por prishtinasit arritën të menaxhojnë epërsinë dhe triumfuan 88:90, duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të premten nga ora 19:00.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 31 pikë, tetë kërcime dhe 12 asistime dhe Marko Peroviq me 25 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 33 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Tevin Mack me 26 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments