No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK sjell VAR-in edhe në Kosovë

FFK sjell VAR-in edhe në Kosovë

Kampionati i Kosovës në futboll dita-ditës po bëhet më interesant dhe joshës, kjo fal edhe investimeve bukur të mëdha që po bëjnë klubet, shkruan Futbolli.info

Megjithatë, një shqetësim i cili vazhdon të mbetet prezent është ndarja e drejtësisë. Klubet shpesh i kemi parë duke u ankuar në adresë të këmishëzinjve duke aluduar për një referim të dobët.

Dhe për ta ulur këtë dukuri negative dhe për ta bërë kampionatin sa më të rregullt, Federata e Futbollit e Kosovës dhe kryetari i saj Agim Ademi, janë duke e shqyrtuar shumë seriozisht instalimin e sistemit VAR nw Kosovë që do ta lehtësonte maksimalisht punën e gjyqtarëve.

“KE do të vazhdojë përpjekjet dhe përgatitjet që sa më parë të instalojë edhe sistemin VAR, që do të ishte një ndihmesë e madhe  në mbarëvajtjen e garave.

KE shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin e Bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Turqisë, si shumë të dobishëm në të gjitha fushat e  në veçanti  në përkrahje të infrastrukturës, organizimin e kampeve për të gjitha ekipet kombëtare si dhe për instalimin e sistemit VAR”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Futbolli.info

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments