No menu items!
Ballina Opinione T’i japësh jetë sportit, apo të mbijetosh nga sporti, kjo është dilema!

T’i japësh jetë sportit, apo të mbijetosh nga sporti, kjo është dilema!

Ka një kohë të gjatë, në fakt që nga paslufta, kur në Kosovë, ndër shqiptarë është problem, madje shume problem të gjeshë të tillë që pa interes, si në vitet 90-ta e 80-ta, të kontribuojnë për kombin, për atdheun, në mënyra të ndryshme. Pas luftës, e sidomos pasi kanë filluar profiterët ta nuhasin lekun, janë bërë të pa shpirtë e të pandërgjegjshëm ndaj publikes, ndaj të përbashktës, ndaj asaj që sjellë krenari e frymë mburrjeje të masës, janë shëndërruar njerëzit në hijena, po e saktësoj në hijena e nuk po them kafshë të egra, pasi që këta persona nuk janë luanë, që të vrapojnë vetë pas presë e pastaj të ushqehen, por, janë asi tipi që pasi që luani e “rrëzon” prenë, shkojnë dhe i “shkojnë nervash” luanit, duke mos e lënë rehat ta shijojë suksesin.

Nuk e di nëse është shembulli më i mirë i mundshëm ky me luanë e hijena, por, situata në futbollin e vendit duket e tillë, janë në njërën anë “luanët” , “titanët” e këtij sporti që ndërë vite kanë kapur “gjahun” e tyre dhe nuk kanë pranuar ta “hanë” vetë, por, e kanë shpërndarë tek të vegjëlit, tek futbollistët e futboll dashësit që t’i rrisin, që ta bëjnë krenarë kombin, që ta gëozojmë ashtu sic e kemi gëzuar ditën kur mbushej stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës, e ushtonte qyteti, me rasti e secilës ndeshje të Kosovës.

Pas vdekjes se legjendës tonë Fadil Vokrri, i cili mbante detyrën e të parit të Federatës së Futbollit të Kosovës, më meritori, ndërë shokë karshi kontributit për futbollin e Kosovës ishte z. Agim Ademi, i cili e mori detyrën e presidentit të FFK-së dhe i cili pa rreshtur, duke i lënë madje keq edhe punët e tija private, cdo ditë po ia kushton futbollit, po merret me detaje, me thelbin e zhvillimit të futbollit cilësorë, futbollistit kualitativ, duke i ofruar kushte dhe mundësi cdo të riu që fushën e futbollit ta ketë sa më afër, në secilin qytet që jeton.

Sikurse cdo vjet, në pranverë shfaqen “hijenat” ato dalin në skenë duke mos u dorëzuar, por përfundimin e kanë fatal në kontekstin e idesë për pengimin e punës së FFK-së. Sic e thash, edhe këtë herë ky fillim vit na paralajmron përshperima të bezdisshme se si kryetari aktual i FFK-së nuk qenka legal, se nuk e ka përkrahjen e UEFA-së e FIFA-s, por as të futboll dashësve në vend, që asnjëherë nuk ia kanë dalë ta bindin as vehten, secilën herë ka dështuar rrugës.

Në këtë kontekst, në një deklaratë të këtyre ditëve, presidenti aktual i FFK-së, z. Agim Ademin iu ka dhënë “pushim” të paktën edhe 1 vitë të gjithë atyre që po shohin ëndërra me sy qelë, duke e parë vehten në ulësen e të parit të FFK-së, por pa koncept e as ide zhvillimore, thjesht i shohin “milionat” e kontove të FFK-së, e që dorën në zemër, disa e kanë problem edhe të dijnë ti përdorin ato mjete, e lërë më ta zhvillojnë FFK-në duke i përdorur ato.

“Natën e mirë deri në vitin 2022”, ishte kjo deklarata e presidentit Ademi drejtuar atyre që kanë ambicie që në mënyrë ilegale të mbajnë kuvedin e punuese për ta penguar punën e Presidentit Ademi. Vlenë të theksohet se z. Ademi ka deklaruar se ai do të largohet apo do të rikandidojë për krytar të futbollit vetëm në vitin 2022 kur është edhe përfundimi i mandatit 4 vjecarë, për të cilin mandat z. Ademi zotohet se e ka përkrahjen e UEFA-së dhe FIFA-së, madje, z. Ademi duket në top formë edhe për një 4 vjecarë, e hijenat le të presin, le të mos dorëzohen, luani ka për të gjithë…/Preshevajonë/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments