No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Zgjedhje në FFK do të ketë vetëm në korrik të 2022-s

Ademi: Zgjedhje në FFK do të ketë vetëm në korrik të 2022-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ua ka bërë të qartë të gjithë atyre që po mundohen të bëjnë zhurmë për të nxitur zgjedhje në këtë federatë se nuk do të ketë diçka të tillë deri në verën e vitit 2022. Në fakt, Ademi është zgjedhur në krye të futbollit kosovar në korrik të vitit 2018 me vota unanime nga delegatët e Kuvendit  të FFK-së me mandat katërvjeçar, por pas një kohe zëra nga disa klube ia kishin kontestuar mandatin, duke e vlerësuar atë si vazhdimësi të mandatit të ish-presidentit të ndjerë Fadil Vokrri.

Lidhur me zërat që shfaqen në media kohë pas kohe për zgjedhje në FFK, numri një i FFK-së në një bisedë për ATV është shprehur qartazi se nuk do të ketë diçka të tillë dhe se gëzon përkrahjen e plotë të delegatëve dhe të UEFA-s e FIFA-s.

“Asnjë Kuvend Zgjedhor nuk do të ketë në FFK deri në korrik të vitit 2022 – atëherë më kalon mandati katërvjeçar dhe atëherë do të organizohen zgjedhjet. Kuvendi i mbajtur në vitin 2018 është i pranuar nga të gjitha instancat: UEFA, FIFA, KOK-u dhe Ministria e Sportit dhe është vullnet i kuvendarëve të FFK-së, prandaj atyre që po hedhin fjalë për kushedi çfarë interesash ua bëj me dije se FFK zgjedhje për kryetar të federatës ka në korrik të vitit 2022”, ka thënë Ademi, transmeton Futbolli.info. Ai ka thënë se kjo federatë gjatë marsit do ta mbajë Kuvendin e Punës, i cili sipas tij u shty për shkak të pandemisë dhe dëshirës që ai ta mbahet me prani fizike.

Ademi ka folur edhe për sistemin VAR, që sipas tij tashmë kanë filluar përgatitjet e nevojshme dhe janë krijuar ekipet brenda FFK-së që do të punojnë në këtë projekt, në mënyrë që ai të finalizohet sa më parë që të jetë e mundur. Po ashtu, Ademi ka folur edhe për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, kundër Spanjës e Gjeorgjisë, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Numri një i FFK-së ka thënë se nuk pritet të ketë asnjë telashe sa i përket zhvillimit të këtyre ndeshjeve dhe se tashmë edhe Spanja e ka konfirmuar se ndeshjen me Dardanët do ta luajë në Sevilla.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments