No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina fituese e Superkupës së Kosovës

Prishtina fituese e Superkupës së Kosovës

Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll. “Plisat” mposhtën Dritën me rezultat 3:1 në ndeshjen e cila u zhvillua në Antalya të Turqisë.

Qysh në minutën e tretë, Qëndrim Zyba realizoi me kokë për epërsinë e parë të “Plisave”.

Dritës iu nevojitën vetëm pesë minuta për t’u kundërpërgjigjur me anë të Kastriot Rexhës. Ai realizoi gol të lehtë pas gabimit të portierit, Eglant Haxho.

Në minutën e 21-të Besnik Krasniqi e riktheu epërsinë, duke e shndërruar në gol penalltinë.

Më ndeshja nuk prodhoi gola deri në minutat shtesë, kur Alban Shillova e vulosi fitoren e Prishtinës në minutën e 90+2.

Kjo është hera e 10-të që Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës në futboll. 

Në fund trofeun kapitenit të Prishtinës, Lorik Boshnaj ia ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments