No menu items!
Ballina KRYESORE Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Përballja në Prizren ishte mjaft interesante, kurse në fund festuan vendasit. Periudhën e parë më mirë e nisën pejanët, që kishin shtatë pikë epërsi disa herë, por prizrenasit ngushtuan shifrat në 21:24, sa përfundoi kjo pjesë. Por, në periodën e dytë më të mirë ishin vendasit që barazuan shifrat në 34:34, e më pas kaluan në epërsi 43:36, derisa pjesa e parë përfundoi 46:42.

Prizreni ishte më edhe më bindës në çerekun e tretë, ku kishte epërsi deri në 15 pikë, 67:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor 69:58. Peja u mundua me të gjitha forcat në 10 minutat e fundit, por nuk ia arriti qëllimit dhe Ponte Prizreni triumfoi 89:81.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 24 pikë e tetë kërcime, Jermaine Paige me 22 pikë e tri kërcime dhe Urim Zenelaj me 17 pikë dhe 13 kërcime, kurse te Peja u dalluan Dion Dixon me 29 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.

Ponte Prizreni ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Peja 11 fitore dhe gjashtë humbje. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments