No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, shqyrtoi rastin e klubeve në procedurë të hapur disiplinore për mos kryerje të obligimeve finaciare (pagave) ndaj lojtarëve sipas kontratave të lidhura për përiudhat e caktuara kohore deri sa ata ishin pjesë e tyre me qëllim të arritjes së një marrëveshje, andaj lidhur me rastin solli këtë:

V E N D I M

Për mbajtjen e një takimi të përbashkët të klubeve në procedurë të hapur disiplinore, lojtarëve në ankimim dhe komisionit disiplinor që do të mbahet me datë 22.01.2021 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës duke filluar nga ora 13.00

Pjesëmarrës për këtë takim sipas vendimit;

a) Klubet duhet të përfaqësohen me nga një zyrtar të tyre kompetent të ngarkuar dhe përgjegjës për mbajtjen dhe ekzekutimin e mjeteve financiare
b) Nga ; 1( një ) lojtar në emër të grupit të ankimuesve nga klubi në procedurë të hapur disiplinore
c) Anëtaret e komisionit disiplinor të shkallës së parë.

  1. Klubet obliguese për pjesëmarrje në mbledhje; (Ferizaj, Prishtina,Dukagjini, Vushtrria, Trepça, Arberia dhe Vitia)
  2. Klubet të cilat janë në procedurë të kryerjes së obligimeve ndaj lojtarëve; (Drenica, Besa, Feronikeli, Flamurtari, dhe Llapi) , obligohen që pjesën e mbetur të borgjeve ndaj lojtarëve në ankimim ta përmbushin deri me datë ; 13.02.2021 dhe për të njejtat të dëshmojnë për komisionin disiplinor.

Prishtinë, 13.01.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari Met Çeku

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments