No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Disiplinori me dënim të ashpër për Remzi Ejupin për deklaratat shpifëse

Disiplinori me dënim të ashpër për Remzi Ejupin për deklaratat shpifëse

Kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi i ka kushtuar shumë deklarata e dhënë javë më parë për një media, ku pa ndonjë fakt sulmoi Federatën e Futbollit të Kosovës, duke e përfshirë edhe ekipin Kombëtar. E çuditërisht linqet e intervistës së Ejupit për Insporti dhe Insajderi tashmë tregojnë se intervista e publikuar është fshirë. Kjo me gjasë ka ndodhur pasi Ejupi i ka rënë pishman për ato çfarë deklararur. Megjithatë, për deklaratat e tilla numri një i klubit bardhekaltër nuk i ka shpëtuar dënimit të Komisionit Disiplinor të FFK-së. Në fakt, KD e ka dënuar Ejupin me 1 vit moskryerje të funksionit zyrtar në raport me FFK-në.

Vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor
 

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met  Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.01.2021 shqyrtoi procedurën e hapur disiplinore nga mbledhja  e datës 30.12.2020 ndaj kryetarit të FC PRISHTINA, z. Remzi  Ejupi  për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj në shkrimet e publikuara si dhe incizimet TV të transmetuara në insport.com (Gazetë online) dhe  për  të njëjtat duke iu referuar  Rregullores disiplinore neni 61 paragrafi 1 pika b sjelli këtë;

V E N D I M

REMZI  EJUPI; kryetar i FC PRISHTINA  nga Prishtina për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj  dënohet me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës  në kohëzgjatje për ; 1 (një)  vit .

A r s y e t i m

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në rastin e shqyrtimit të rastit për bazë pati të gjitha shkrimet e publikuara  si dhe incizimet televizive të transmetuara në; Insport.com (gazetë online) nga ana e kryetarit  të FC Prishtina, z. Remzi Ejupi i cili shpif dhe përhap të pavërteta për Federatën e Futbollit të Kosovës në pretendimet e tij të cituara përmes fjalëve; “skandali“ “keqpërdorimet”, “privatizimi“ , “grup njerëzish”, “infektimi i përzgjedhësit Bernard Challandes”, “humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë” dhe “dyshimet në bastore” e të tjera, për të cilat z. Remzi Ejupi ishte i obliguar që në kohën e përcaktuar nga ana e Komisionit të sjellë fakte dhe të sigurojë prova për të gjitha këto të thëna, por  një gjë e tillë nuk ndodhi, andaj komisioni disiplinor i shkallës së parë duke respektuar Dispozitat e Rregullores disiplinore;  neni 61 Paragrafi 1 pika b; sjellë vendimin e lartshënuar për dënimin e z. Remzi Ejupi kryetar i FC Prishtina  me ndalesë për kryerjen e të gjitha  funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit  në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit, respektivisht pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 13.01.2021                              
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari  Met  Çeku

Artikulli i intervistës së Remzi Ejupit tashmë është fshirë në të gjitha portalet ku ka qenë i pasqyruar!!!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments