No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina nisë stërvitjet për pranverë, Ramadani tregon përforcimet më të mëdha

Prishtina nisë stërvitjet për pranverë, Ramadani tregon përforcimet më të mëdha

Skuadra e Prishtinës ka filluar seancat stërvitore për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës. Lajmi për nisjen e fazës përgatitore është raportuar nga uebfaqja zyrtare e klubit.

Zekrija Ramadani, trajneri i Prishtinës ka theksuar për faqen zyrtare të klubit se përforcimet më të mëdha të klubit janë rikthimi i nga lëndimi i Gavazajt dhe Shillovës.

“Po fillojmë me përgatitjet dhe pozitiv është fakti që të gjithë futbollistët janë prezent, përveç John që ka probleme me dokumentacion dhe do të rikthehet pas disa ditëve nga Nigeria. Lëndimet që kishin Gavazaj dhe Shillova janë tejkaluar, janë mirë dhe janë përforcim shumë i mirë, sepse deri tani nuk kanë qenë në qindpërqindtëshin e tyre. Tani janë të gatshëm dhe me kualitetin që posedojnë do të ndihmojnë skuadrën drejt objektivave që kemi para nesh”.- u shpreh trajneri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kosova mposhtet nga Irlanda

Kosova A (F) ka pësuar humbje nga Irlanda 86:72 (18:26, 17:15, 19:14, 32:17), në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Plas sherri në Lojërat Olimpike, sportisti godet kundërshtarin me shkop në kokë

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Lojërat Olimpike në disiplinën e hokejit. Në sfidën midis...

Në Prishtinë festohet sot për suksesin e Distrias

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020. Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka...

Arbëria ‘blindon’ futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Përkundër rënies nga Superliga, Arbëria ka qenë shumë aktive gjatë verës. Skuadra nga Dobraja njofton se ka rinovuar...

Recent Comments