No menu items!
Ballina KRYESORE Mourinho sulmon Premier League: Nisi shtrembër që në fillim, ka shumë padrejtësi

Mourinho sulmon Premier League: Nisi shtrembër që në fillim, ka shumë padrejtësi

Pas sulmit jo shumë të maskuar disa ditë më parë përmes Instagram-it, José Mourinho është kthyer për të kritikuar ashpër Premier League dhe mënyrën si po e trajton emergjencën e Covid-19. Trajneri i Tottenham në konferencën për shtyp komentoi vendimin për ta filluar sezonin për Manchester City dhe Manchester United me një ndeshje të vonuar, pra një lojë më pak.

Çështja e shtyrjes së ndeshjeve është rikthyer në vëmendje pasi Premier League vendosi të pezullojë Manchester City-Everton dhe Tottenham-Fulham ditët e fundit: “Eshtë një sezon i veçantë, që luhet në rrethana të veçanta. Duhet të themi që gjithçka është e planifikuar dhe duhet zbatuar, sepse nëse nuk e bëjmë, është më mirë të mos përfshihemi. Mendoj se sezoni ishte i gabuar që nga fillimi.

Përse? Ngaqë ta fillosh një sezon me dy klube, që kanë nga një ndeshje më pak, është e gabuar. Sezoni filloi në shtator dhe ne e dinim vetëm në javën e fundit të dhjetorit kur do të luhen dy ndeshjet në fjalë. Tani ka ndodhur shtyrja me ndeshje të tjera. Ka kaq shumë gjëra të padrejta”.

Mourinho gjithashtu shpjegoi arsyet pse, në idenë e tij, shtyrja e ndeshjes kundër Fulham ishte joprofesionale nga ana e Premier League: “Nuk ishte profesionale. Ne e kishim përgatitur veten në një mënyrë të caktuar. Stërvitjet kishin qenë të ndryshme. Njerëzit mendojnë se na shkoi mirë, por do të kishte shkuar mirë vetëm nëse mund ta kishim organizuar javën ndryshe”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments