No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “Sa bukur nëse kthehemi në Serie A”, agjenti i Jorginhos flet hapur

“Sa bukur nëse kthehemi në Serie A”, agjenti i Jorginhos flet hapur

Emri i Jorginhos lidhet gjithmonë me një rikthim në Itali, aty ku shkëlqeu me Napolin. Mesfushori i kombëtares së kaltër ka kontratë me Chelsea deri në verën e vitit 2023.

Për momentin ndodhet për mrekulli në Londër, por së ardhmes nuk i dihet kurrë. Agjenti i 29-vjeçarit italo-brazilian, Joao Santos lëshon një sinjal për klubet e Serie A në deklaratën e dhënë për Radio Kiss Kiss.

Ky vit ka qenë i shkëlqyer për Jorginho, edhe në kombëtare ka dhuruar paraqitje shumë pozitive. Verën e ardhshme është Euro 2021 dhe kam besim se do të paraqitet shumë mirë me Italinë.

Chelsea? Ekipi nuk ka një renditje të mirë në kampionat, por janë një skuadër e re dhe kanë nevojë për kohë për t’u konsoliduar. Sa i përket së ardhmes, mund të them që do na pëlqente një rikthim në Serie A“, deklaron menaxheri i mesfushorit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments