No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zyrtare: PSG shkarkon trajnerin Tuchel

Zyrtare: PSG shkarkon trajnerin Tuchel

Thomas Tuchel zyrtarisht nuk është më trajner i PSG. Në media ishte bërë fakt që ditën e Krishtlindjes, por klubi francez nuk kishte dalë me komunikatë. Sot ka ndodhur dhe pritet që vendin e trajnerit gjerman ta zërë argjentinasi Mauricio Pochettino, i cili në të shkuarën ka qenë në krye të Tottenham.

“Pas një analize të plotë të situatës sportive, PSG mori vendimin të ndërpresë kontratën me Thomas Tuchel. Gjermani mbërriti në stilin e Parisit në korrik të vitit 2018 dhe e drejtoi skuadrën kryeqytetase 127 herë, me një rekord fitores në 95 ndeshje, 12 barazime dhe 20 humbje (342 gola të shënuar dhe 109 gola të pësuar).

Ai udhëhoqi PSG deri në finalen e Champions League gushtin e kaluar, hera e parë që ndodhte në historinë e klubit”, shkruhet në një pjesë të njoftimit të PSG, që përmend edhe trofetë e fituara. Në lidhje me Tuchel ka folur edhe presidenti Nasser Al-Khelaifi.

“Do të doja të falënderoja Thomas Tuchel dhe stafin e tij për gjithccka që i kanë dhënë klubit. Thomas punoi me shumë energji dhe pasion dhe sigurosht që do t’i kujtojmë kohërat e bukura që kemi ndarë së bashku. I uroj më të mirën për të ardhmen e tij”, është shprehur numri një i klubit francez.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments