No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Isco ka vendosur; Do ta braktis Realin

Isco ka vendosur; Do ta braktis Realin

Isco tashmë e ka marrë vendimin: do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. 28-vjeçari ka vendosur të kthehet nën urdhrat e Lopeteguit, trajnerit që e ndihmoi të shfaqej në versionin e tij më të mirë.

Siç shkruan AS, mesfushori i Realit do të transferohet te Sevilla për të punuar me trajnerin i cili i ka dhënë mbështetjen më të madhe në periudhën 2017-2018 në përfaqësuesen e Spanjës (mbetet e paharrueshme performanca e tij në “Bernabéu” në fitoren 3-0 ndaj Italisë), që përkon me çmimin e tij më të lartë në Transfermarkt (90 milionë euro).

Gjatë atij sezoni, Isco kishte mbështetjen absolute të Zidane, i cili madje sakrifikoi Bale në finalet e Ligës së Kampionëve në Cardiff (2017 kundër Juventus, 4-1) dhe Kiev (2018, 3-1 kundër Liverpool) për ta aktivizuar titullar.

Tani gjithçka ka ndryshuar. Zidane ka humbur besimin te Isco dhe kjo është vënë re qartësisht këtë sezon, ku ai ka luajtur në vetëm tri takime titullar. Forma e tij e dobët ka ndikuar në rënien e vlerës së kartonit në tregun e transferimeve, pasi që tani ka një çmim prej 20 milionë eurosh.

Sidoqoftë, disa klube të mëdha të Europës janë të interesuara për nënshkrimin me Iscon. Kontrata e tij me Madrid përfundon në 2022 dhe vetë Isco tashmë dëshiron të ndryshojë ambient në këtë merkato dimri. Zizou ka refuzuar dhe ia ka bërë të qartë klubit, pasi u frikësohet dëmtimeve në repartin e mesfushës, ku mund të mos ketë lojtarë të mjaftueshëm për të përballuar sezonin. Gjithsesi, në qershor Isco do të largohet dhe Real Madridi do të pranojë ta shesë për një çmim të arsyeshëm. “Los Blancos” do t’i kërkojnë Sevillas nga 15 deri në 20 milion euro dhe, përveç kësaj, do të kursejnë pagën vjetore prej 7 milionë eurosh neto.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments