Skuadra e Superligës së Kosovës, K.F.Llapi ka prezantuar blerjen e re, mesfushorin Almedin Klinaku i cili erdhi nga skuadra e KEK-ut.
Klinaku është mesfushor i krahut të djathtë si dhe mesfushor ofanziv i lindur më 16.12.2002.
“Lojtari ka ardhur te KF. Llapi pasi trajneri Tahir Batatina e kishte ndjekur nga afër dhe kishte kërkuar transferimin e tij.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Klinaku ka nënshkruar kontratë e cila skadon në vitin 2025.