No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Kandidati për president përjashton kthimin e Neymar te Barça

Kandidati për president përjashton kthimin e Neymar te Barça

Kandidati presidencial i Barcelonës, Victor Font, i ka thënë “Goal” se nuk do të përsërisë gabimet e kandidatëve të mëparshëm, duke bërë premtime të guximshme transferimi, mes zërave se sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është objektiv i katalanasve. Në vitin 2003, ndërsa Joan Laporta përgatitej të merrte detyrën në “Camp Nou”, një president i ardhshëm tha se do ta merrte David Beckham nga Manchester United, por në fakt kapiteni i Anglisë shkoi drejt rivalëve, Real Madridi.

Font nuk do të bëjë të njëjtën gjë me Haaland: “Është koha e fushatës, kështu që duket normale të dëgjosh për emra të njohur. Sidoqoftë, mbështetësit janë të zgjuar dhe e dinë për herë të parë në histori se nuk ka të bëjë me premtimin e një emri mahnitës, siç ndodhi me Beckham më 2003. Tani duhet të krijojmë interes nga këndvështrime të tjera, ekziston një brez i ri që meriton përgjegjësi dhe kushtet e duhura për vendimet që do të merren”.

Font mbetet një tifoz i madh i sulmuesit 28-vjeçar, Neymar, por nuk mund ta shohë përsëri në Katalonjë: “Unë e dua atë si lojtar, e shijoj, sepse është talent i pastër, por duhet të jemi realistë. Tani e tutje, klubi do të ketë një udhëheqje të fortë. Përveç kësaj, klubi është si është në aspektin financiar. Neymar ndoshta dëshiron një pagë konkurruese, ne nuk mund të paguajmë për këtë. Përtej këtyre fakteve, nuk mund të harrojmë për shumë aspekte të tjera. Ne jemi Barcelona dhe klubi është më i rëndësishëm se çdo person. Neymar na la, ai e paditi vazhdimisht FCB, mendoj se kjo zgjedhje është e qartë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments