No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së ngushëllon familjen e gazetarit sportiv Avni Shabani

Presidenti i FFK-së ngushëllon familjen e gazetarit sportiv Avni Shabani

Mbrëmë në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari sportiv, Avni Shabani. I ndjeri deri në muajin tetor e ushtroi profesionin e tij në redaksinë e sportit të Radio Kosovës, derisa tri javë më parë u infektua me Covid-19 dhe ishte i shtrirë në spital. Familjen e të ndjerit dhe kolegët e tij i ka ngushëlluar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i plotë:
E nderuara Familje e Avni Shabanit!
E nderuar redaksi e sportit në Radio Kosova!

Me pikëllim e dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, gazetarit të shquar sportiv, Avni Shabani, andaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Avniu iku nga kjo botë vetëm dy muaj pas pensionimit, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive dhe jo vetëm.

Ai si pjesë e redaksisë sportive në Radio Kosovë realizoi qindra kronika, intervista dhe komentime të ngjarjeve sportive, teksa për kontributin e tij në këtë fushë u nderua edhe me çmimin “Ali Shala”.

Avniu u shqua për humanitetin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij ndaj sportistëve dhe kolegëve të tij të rinj, derisa kontributi i tij ishte i madh edhe para luftës si gazetar i të përditshmes “Rilindja”, por më vonë edhe si drejtor për sport në komunën e Ferizajt.

Avniu ishte i qetë e bujar dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments