No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KE i FFK-së vendos: Stinori pranveror nis më 13 shkurt, Liga e...

KE i FFK-së vendos: Stinori pranveror nis më 13 shkurt, Liga e Parë vazhdon me format të njëjtë edhe një kampionat

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti sot mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për çështje me rëndësi në futbollin  e Kosovës. KE analizoi përfundimin e garave të stinorit vjeshtor në të gjitha ligat.

Nga diskutimet e anëtarëve të KE-së u konstatua se garat patën rrjedhë të mirë, me dinamikën e paraparë në kushtet dhe rrethanat aktuale të pandemisë Covid-19, ku ndeshjet u zhvilluan me orar të ngjeshur. Për këtë KE falënderon klubet për angazhimin maksimal në mbarëvajtjen e garave. Gjatë garave pati edhe ankesa të klubeve sidomos drejt referimit, por ato ishin gabime njerëzore dhe nuk ishin të qëllimshme. KE mendon se të gjitha segmentet e garave dhe puna e secilit  do të trajtohen me kujdes dhe në përputhje me Aktet normative dhe karshi kësaj do të merren edhe masat e duhura drejt përmirësimit të cilësisë së garave. KE gjatë pandemisë, por edhe në fillim të garave i ka mbështetur klubet financiarisht, derisa KE falënderon edhe MKRS-në që ka mbështetur klubet e futbollit sipas pakos për rimëkëmbje. KE është i vendosur që edhe më tutje të qëndrojë pranë klubeve.   

Në këtë mbledhje KE mori vendim që stinori pranveror të fillojë më 13 shkurt 2021 dhe të përfundojë më 30 maj 2021.

Duke shqyrtuar kërkesat e klubeve të Ligës së e Parë që të vazhdohet me formatin e njëjtë të garave edhe për një kampionat, KE mori vendim që të miratojë këtë kërkesë të klubeve gjithnjë në të mirë të zhvillimit të futbollit.

Tutje në këtë mbledhje KE mori vendim që të bëhet shpallja e Laureatëve për Vitin 2020 më 23 dhjetor në orën 17.00, ndërsa ky aktivitet do të transmetohet në TV Klan Kosova. Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-s dhe Laureatët e vitit 2020.

KE shqyrtoi edhe Ankesat  dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Benzema – Mbappe: Franca e “frikshme” në “Euro 2020”, kështu mund të duket 11-shja më e mirë e tyre

Kombëtarja e Francës është një ndër favoritët kryesor për të triumfuar në Kampionatin Evropian “Euro2020”. Kampionët në fuqi të...

Goli më i bukur i javës në Evropë u shënua në Serie A, lojtari portugez realizoi gol të pabesueshëm

Një ndër golat më të bukur që keni parë javën që lamë pas është realizuar në Serie A. Gjegjësisht,...

Bruno Fernandes zgjedhet lojtari më i mirë te Manchester United

Bruno Fernandes është kurorëzuar me çmimin e lojtarit të vitit te Manchester United për sezonin e dytë radhazi. Mesfushori...

Transferimi i madh i verës një hap larg, Alaba nënshkruan marrëveshje me Real Madridin

Real Madridi ka gati tashmë transferimin e parë të afatit kalimtar veror për të përforcuar skuadrën. David Alaba, lojtari...

Recent Comments