No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Munishi i bie pishman për postimet e mbrëmshme; merr vendim të papritur!

Munishi i bie pishman për postimet e mbrëmshme; merr vendim të papritur!

Trajneri i klubit të futbollit Ballkani, Ismet Munishi, ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij të fundit pas humbjes nga Prishtina me rezultat 2-1 në të cilat kishte përdorur fjalë të papërshtatshme dhe për të cilat ishte kritikuar nga opinioni futbolldashës dhe më gjerë.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ndër të tjera Munishi ka bërë të ditur vendimin e tij që tani e tutje nuk do të jetë prezent në rrjetet sociale, pasi, sipas tij, ato “po ia dëmtojnë arsyen dhe shëndetin”.

Munishi u ka kërkuar falje të gjithë atyre që mund të jenë ndier të ofenduar nga deklaratat e tij.

Postimi i plotë:

Dua të kërkoj falje miqve, opinionit sportdashës dhe të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar nga postimet e mia mbrëmë. Isha në afekt sepse rrethanat te ne ndonjëherë nxjerrin atë pjesë të keqe dhe arrogante që është brenda meje. Të gjithë ata që më njohin e dinë personalitetin tim dhe më vjen keq nga miqtë e mi dhe nga familjet e tyre për fjalorin që përdora nën afekt. Mora sugjerime nga shumë miq dhe i falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe këshillat për kërkim falje. Unë nuk do të jem aktiv në jetën e rrjeteve sociale për një kohë të gjatë, sepse po me dëmtojnë arsyen dhe shëndetin. Do të merrem me klubin tim të dashur FC Ballkanin dhe me familjen time. Mirë mbetshi urime, festat e fundvitit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments