No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Morina: Një pikë shumë e madhe për ne

Morina: Një pikë shumë e madhe për ne

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është shprehur i lumtur që skuadra e tij doli e pamposhtur nga dueli me kampionin në fuqi, teksa ka folur edhe për bilancin e skuadrës së tij në këtë stinori. “Një pikë shumë e madhe sepse kemi luajtur kundër njërës prej pretendentëve për titull, ekip që na ka prezantuar denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare. Neve na karakterizon loja kolektive, por që kemi disa individë që e kanë kuptuar që kualitetin e tyre individual duhet ta shkrijnë në ekip dhe këtë po e bëjnë shumë mirë. Almir Kryeziu ka kualitet të madh e Andi Thaqi është pjesë e Arbërisë që nga viti i kaluar ndërsa sot tregoi edhe njëherë cilësitë që ka, por të gjithë djemtë edhe sot kanë treguar se individualiteti dhe egoja e tyre shkrihet në pjesën tjetër të ekipit. Bilanci i këtij stinori? Gjithsesi i kënaqur, por në brendësi edhe unë edhe lojtarët e edhe kryesia, në bazë të asaj ecurisë që ka qenë nëpër ndeshje mund të na mbetet zhig edhe për një apo dy pikë, por duke pasur parasysh se jemi ekip i ri në Superligë duhet të jemi të kënaqur”, ka theksuar Morina, skuadra e të cilit e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e gjashtë, me 21 pikë nga 18 ndeshje.  

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments