No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Duro: Misioni i Bejtullahut ishte t’ia fitonte ndeshjen Llapit

Duro: Misioni i Bejtullahut ishte t’ia fitonte ndeshjen Llapit

Trajneri i Feronikelit, Kloadian Duro ishte i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

Duro së bashku me panelistët e tjerë diskutuan rreth ndeshjeve të këtij vikendi në Superligë.

Duro dha edhe mendimin e tij rreth penalltisë së dhënë në favor të Prishtinës në minutën e fundit të duelit kundër Ballkanit.

“Për mua, për të qenë tamam realist dhe me këto pamje nuk duhej të jepej penallti pasi ishte edhe dinamika e aksionit e edhe lojtari i Prishtinës nuk e kishte topin afër dhe nuk mund të rrezikonte. Gjyqtari duhet të ishte më i qetë në vendimin e tij dhe ta kishte më të qartë, e them se për mua nuk duhej të jepej penallti”, tha Duro.

Ai duke debatuar me panelistët tjerë tha se në Kosovë kampion bëhen skuadrat që ndihmohen nga gjyqtarët.

Duro gjatë analizës së ndeshjes, ka lëshuar akuza të rënda ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu, duke thënë se ishte misioni i tij që Llapi ta fitonte ndeshjen.

“Misioni i gjyqtarit (Mervan Bejtullahu) ishte që t’ia fitonte ndeshjen Llapit. Nuk ishte penallti në rastin e Maliqit dhe Veliut. Nuk kishte mundësi goli, ishin dy futbollistë tjerë të Feronikelit”, deklaroj fillimisht Duro, duke vazhduar:

“Njerëzit nxitohen menjëherë dhe thonë ‘penallti’, por prit more vëlla. Edhe ndërhyrja nga mbrapa ndaj Hoxhës ishte për të kuq, ishte për t’ia thyer këmbën”, shtoi Duro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments