No menu items!
Ballina KRYESORE Arbëria merr një pikë të merituar kundër kampionit, Drenica merr një pikë...

Arbëria merr një pikë të merituar kundër kampionit, Drenica merr një pikë në “Riza Lushta”

Skuadra e promovuar sivjet në elitë, Arbëria ka arritur ta marrë një pikë plotësisht të merituar në duel me skuadrën kampione në fuqi dhe lidere të renditjes, Dritën në kuadër të javës së 18-të në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan u mbyll baras 1:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Kastriot Rexhës nga penalltia në minutën e 36-të. Por, një pikë Arbëria e siguroi duke iu falënderuar autogolit të Namanit, në minutën e 76-të. Pas këtij barazimi Drita mbetet në pozitën e parë, derisa Arbëria ngjitet në pozitën e gjashtë. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër në “Riza Lushta”, Trepça’89 dhe Drenica e mbyllën përballjen e tyre pa fitues dhe pa gola. Pa dyshim kjo është një pikë e mirëseardhur për skuadrën kuqezi nga Skenderaj, e cila kishte hyrë në një seri të rezultateve negative.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments