No menu items!
Ballina KRYESORE Vëllaznimi “shkelë” Pejën dhe ia shkakton humbjen e parë

Vëllaznimi “shkelë” Pejën dhe ia shkakton humbjen e parë

Vëllaznimi pasi mundi Sigal Prishtinën, ka shënuar fitore edhe ndaj Pejës me rezultat 85:62 (19:9, 23:17, 20:13, 23:23), në kuadër të javës së shtatë të Prince Caffe Superligës.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:9. Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 23:17, duke shkuar në pushim me epërsi 42:26.

Vëllaznimi dëshmoi lojë më të mirë edhe në periudhën e tretë, 20:13, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:39. 10 minutat e fundit të kësaj përballe ishin vetëm formale, pasi vendasit ruajtën epërsinë e lartë. Kjo pjesë përfundoi 23:23, derisa Vëllaznimi triumfoi në fund 85:62.

Te Vëllaznimi u dalluan Cendrik Council me 26 pikë e nëntë kërcime dhe Christopher Hortman me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, derisa te Peja më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi dhe Robert Cartwright me nga 17 pikë.

Vëllaznimi ka tri fitore dhe katër humbje, kurse Peja gjashtë fitore dhe një humbje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments