Pas katër humbjeve radhazi, Gjilani është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur Besën, 2:1.
Pas ndeshjes, drejtori Sallah Sherifi i cili e drejtoi Gjilanin edhe sot, ka thënë se skuadra e tij u paraqit mjaft mirë.
“Mendoj që skuadra u paraqit mjaft mirë, Besa është skuadër e re dhe e mirë japin edhe lojë të mirë për të cilën i përgëzoj”, ka thënë Sherifi në “ArtSport”.
“I shpërdoruam disa raste që na vështirësuan punën, mendoj se Bushiçit duhet t’i falen këto gabime pasi ishte i lënduar gjatë dhe nuk ka arritur akoma formën”, tregoi ai.
“Ne si skuadër kemi ambiciet tona, kampionati është i gjatë… distanca me Dritën është shumë e madhe, por do të kërkojmë edhe Kupën edhe renditjen sa më të lartë”, përfundoi Sallah Sherifi.