No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR M’Gladbach humb në Madrid, por feston - Interi mbyll aventurën evropiane

M’Gladbach humb në Madrid, por feston – Interi mbyll aventurën evropiane

Është mbyllur faza e grupeve në Champions League. Situata më dramatike ishte në grupin B, aty ku të katër ekipet ndodheshin në lojë për t’u kualifikuar. Në fund kaluan Real Madrid dhe M’Gladbach, Shaktar Donetsk në Europa League dhe Interi në shtëpi.

“Los Blancos” mposhti 2-0 M’Gladbach në shtëpi dhe e mbylli në vend të parë. Fitorja erdhi falë dy golave të Karim Benzema në pjesën e parë, teksa ekipi Zidane menaxhoi shumë mirë avantazhin e dyfishtë.

Humbje por kualifikim për gjermanët, të cilët siguruan kalimin në 16 ekipet më të forta të Europës falë barazimit pa gola në “San Siro” mes Interit dhe Shakhtar Donetsk. Fitorja ishte alternativa e vetme për ekipin e Contes, por ukrainasit rezistuan dhe tashmë do të luajnë në Europa League.

Kualifikohet edhe Atletico Madrid. Djemtë e Simeones nuk duhet të humbnin duelin në Austri kundër Salzburgut vendas, por ia dolën të fitonin 0-2 falë dy golave të Mario Hermoso dhe Yannick Carrasco. Salzburg në Europa League, ndërsa golat e Sule dhe Choupo-Moting i dhuruan kampionëve të Bayern Munchen suksesin përballë Lokomotiv Moscow.

Asnjë surprizë në dy ndeshjet e grupit C. Manchester City i vendit të parë, mposhti 3-0 në shtëpi ndaj Marseille (Torres, Aguero dhe Sterling), teksa Porto e vendit të dytë, shënoi dy gola dhe u largua me tre pikë nga përballja në Pire me Olympiacos.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments