No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Solskjaer: S’merrem me fjalët e Raiolas

Solskjaer: S’merrem me fjalët e Raiolas

Ole Gunnar Solskjaer, i dëshpëruar pas humbjes 3-2 të Manchester United ndaj Leipzigut në raundin e fundit të ndeshjeve në grupe të Championsit (“Djajtë e Kuq” tashmë do të luajnë në Europa League), u ngacmua pas takimit për fjalët e Mino Raiolas, i cili i bënte presion klubit anglez që ta shiste klientin e tij, Paul Pogba, ndryshe do të largohet me parametër zero. Futbollisti francez u aktivizua në minutën e 61-të dhe pati impakt në lojën e United, me rezultatin që u ngushtua nga 3-0 në 3-2, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Trajneri norvegjez e lëshoi një “shigjetë” për Raiolan, duke theksuar se klubi dhe menaxheri i futbollistit duhet të punojnë së bashku.

“Skuadra është e mirë, futbollistët punojnë së bashku. Do të jetë më mirë që menaxheri i Pogbasë ta kuptojë që futbolli është një sport ekipor dhe ne punojmë së bashku. Këto janë fjalët e fundit që do të them për këtë temë. Nuk dua të harxhoj energji për këtë.”

I pyetur nëse ka folur me Pogbanë për komentet e fundit të Raiolas, Solskjaer tha:

“E dini, ajo për të cilën flasim në prapaskenë është diçka tjetër. Siç e thashë, nuk do të flas më për menaxherin e Paul Pogbasë. Ju duhet ta pyesni futbollistin nëse ai është i lumtur apo i pakënaqur. Ai është i përqendruar të bëjë më të mirën për ekipin, po punon shumë në stërvitje dhe vetëm duhet të përqendrohet në performancat e tij. Tani nuk është koha për të diskutuar për merkaton, se kush do të largohet e kush do të vijë.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments