No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Futbollistët i “padisin” klubet në FFK, kërkojnë paratë e veta

Futbollistët i “padisin” klubet në FFK, kërkojnë paratë e veta

Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i ka dalë punë e madhe këtë vit. Ky organ i FFK-së është duke pranuar shumë ankesa të futbollistëve, ndaj të cilëve nuk janë kryer të gjitha obligimet financiare prej klubeve. Si rezultat i kësaj, Komisioni Disiplinor (KD) ka hapur procedurë ndaj 12 klubeve të futbollit, katër prej të cilave të Superligës dhe tetë të Ligës së Parë, që u kanë mbetur borxh një pjese të lojtarëve. Janë 45 lojtarë dhe dy trajnerë që i kanë dërguar rastet në FFK. Njëri prej futbollistëve që e ka dërguar rastin në KD të FFK-së është Armend Thaçi, ish-futbollist i Prishtinës. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thaçi, ka thënë në “Sportin Total” se Prishtina nuk i ka kryer obligimet financiare që i kishte ndaj tij.

“Nuk janë dalë në fjalë, nuk janë kryer obligimet dhe i kemi vazhduar rrugët tona ligjore përmes Federatës, dhe pres që t’i marr ato obligime, ato para që më takojnë. Marrëveshja ka qenë që të heqim dorë 50 për qind në tri paga dhe ne kemi pranuar, por as pas kësaj nuk janë mbajtur premtimet dhe ne tani iu kemi drejtuar FFK-së”, ka thënë Thaçi.

Kryetari i Komisionit Disiplinor të FFK-së, Metë Çeku, ka thënë për KOHËN se këtë vit ka pasur shumë ankesa.

“Ka pasur ankesa të shumta. Ankesat janë të vitit 2019 e deri në qershor të këtij viti. Së pari iu kemi dhënë rast klubeve dhe lojtarëve që të arrijnë marrëveshje, pastaj iu kemi dërguar letër klubeve, afatin e tretë sërish klubit dhe lojtarëve që mos po mund të gjejnë ndonjë gjuhë të përbashkët, ashtu siç e kanë gjetur Besa dhe Drenica”, tha Çeku.

Sipas tij, ka pasur raste të cilat i kanë zgjidhur kontestet, kurse vetëm dy klube deri më tani nuk i janë përgjigjur kërkesës së këtij komisioni. Ndërkohë, thotë se ka pasur edhe raste kur klubet kanë hasur në mirëkuptim dhe janë marrë vesh me lojtarët.

“Klubet të cilat nuk janë përgjigjur në shkresat tona janë Ferizaj, që ka numër të madh të borxhit ndaj lojtarëve, dhe Vushtrria. Shumica e klubeve kanë hasur në mirëkuptim që t’ua paguajnë kontratat lojtarëve. Për shembull, Feronikeli ia ka paguar Kastriot Rexhës dhjetë mijë euro, Drenica ka arritur marrëveshje me lojtarë duke ua paguar ratën e parë dhe i ka mbetur edhe rata e dytë për t’u paguar. E po ashtu edhe Besa i ka kryer obligimet”, u shpreh Çeku.

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, Visar Zogiani, ka deklaruar se numri i futbollistëve që po u mbesin klubet borxh është në rritje e sipër.

“Ka pasur raste dhe në shoqatë kur janë ankuar dhe i kemi udhëzuar edhe në kompletimin e dokumentacionit të drejtë, në mënyrë që të mos refuzohen aty. Duke pasur parasysh që Shoqata ende është në rrugën e saj për aplikim në FIFPro, atëherë ne i kemi orientuar që të shkojnë në Federatë, sepse kontratat janë të deponuara në Federatë edhe nga aty do të marrin përgjigje, pavarësisht që nuk e kemi një dhomë të zgjidhjes së konflikteve, por që futbollistët mund të gjejnë përkrahjen e Federatës”, u shpreh Zogiani.

Sipas tij, Shoqata nuk është e pranuar në instancat ndërkombëtare dhe për momentin vetëm është duke dhënë rekomandime se si duhet të veprojnë lojtarët ndaj të cilëve klubet nuk i kanë kryer obligimet. Zogiani tha se Shoqata e ka avokatin e saj, Armend Kelmendin, që iu sugjeron lojtarëve se si duhet të veprohet edhe në momentin e nënshkrimit të kontratës.

cent që ata pretendojnë ta marrin, ta fitojnë me djersën e tyre, me talentin e tyre te klubi, sepse edhe futbolli është punë që duhet të paguhet dhe llogaritet sikur punë, atëherë çdo gjë duhet të vendoset në kontratë, sepse thashë edhe më herët që është rruga më e mirë dhe e drejtë për të fituar ndoshta atë rrogën e tyre mujore që mbajnë edhe familjet e tyre”, deklaroi Zogiani.

Ferizaj nuk i ka kryer obligimet ndaj 17 lojtarëve, Feronikeli u ka borxh tre futbollistëve dhe ish-trajnerit Dejan Vukçeviq, Drenica është marrë vesh që t’i paguajë pagat me rata për shtatë lojtarë, kurse Prishtina u ka borxh katër futbollistëve e Llapi dy lojtarëve. Nga Liga e Parë, borxhe ndaj lojtarëve kanë Besa, Dukagjini, Flamurtari, Vitia, Arbëria, Trepça e Vushtrria. Sipas Komisionit Disiplinor, klubet do të kenë kohë deri më 15 dhjetor që t’i kryejnë obligimet financiare, përndryshe mund të dënohen. Në nenin 69, paragrafi 1 dhe 2, të Rregullores Disiplinore, shkruan se “klubi i cili nuk i përmbush detyrimet ndaj organeve zyrtare, detyrimeve ndaj klubeve, lojtarëve, trajnerëve dhe personave zyrtarë do të shqiptohet masa disiplinore: dënimi në të holla nga 1000 deri 10.000 euro, ose marrja deri në 9 pikë. Klubi, i cili vonohet në përmbushjen e detyrimeve kontraktuese më shumë se 60 ditë, klubi apo lojtari ose i punësuari te klubi, mund të fillojnë procedurën kundër klubit i cili ju detyrohet, (me shkrim te KRSL) për përmbushje të detyrimeve, do të merren masa disiplinore ndaj klubit: prishjen e njëanshme të kontratës nga KRSL dhe dënim me të holla nga 1000 deri 10.000 euro, ndalimi i transferimit të lojtarëve të rinj për një ose dy afatet kalimtare të rregullta, marrja e 9 pikëve dhe dënim me të holla 1000 deri 10.000 euro,kthimi në rang më të ulët të garave”.

Aktualisht Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i mungon komisioni për zgjidhjen e kontesteve. KOHA ka provuar të marrë edhe ndonjë prononcim nga klubet, por asnjëri prej tyre nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë çështje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments