No menu items!
Ballina KRYESORE Dyshja amerikane i sjellë fitoren e radhës Rahovecit

Dyshja amerikane i sjellë fitoren e radhës Rahovecit

Basketbolli kosovar vazhdon të sjellë ndeshje interesante këtë edicion.

Peja duket e pandalshme, por edhe skuadrat tjera janë duke treguar nivel të kënaqshëm. Sot Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Trepçës me shifrat 81:78, në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë 15:19. Por, në periudhën e dytë shumë më të mirë ishin vendasit, që e fituan këtë pjesë 28:14, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:33, shkruan FBK.

Trepça nuk u dorëzua dhe ishte më e mirë edhe në periudhën e tretë 17:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:56. Në 10 minutat u zhvillua lojë interesante dhe e barabartë, por Vreshtarët arritën të ruajnë epërsinë dhe të fitojnë në fund me rezultat 81:78.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 26 pikë e gjashtë asistime, Marvin Jones me 22 pikë, Alban Veseli me 16 pikë e 11 kërcime dhe Amadi Ikpeze me 11 pikë e 10 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Kalin Fisher me 24 pikë e shtatë kërcime, Mojeed Ewuosho me 17 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, Davin Haygood me 14 pikë dhe Burim Zekiqi me 13.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments