No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Godet Qeqa: Drita bëri futboll dinak!

Godet Qeqa: Drita bëri futboll dinak!

Me dy ndeshjet e sotme (Llapi – Besa 2:0 dhe Drita – Ballkani 2:1) është mbyllur java e 16-të në Superligën e Kosovës.

Ndërkohë, në kryeqytet, FC Prishtina barazoi pa gola me Feronikelin, teksa Arbëria mposhti 1:0 Drenicën, shkruan “Zeri.info”.

Trepça ’89 regjistroi fitore të madhe 3:0 ndaj Gjilanit, teksa Llapi vazhdoi me fitore ndaj Besës 2:0.

Gazetarja Qëndresa Krelani e ka komentuar ndeshjen Drita – Ballkani, e cila mes tjerash ka kritikuar mënyrën e lojës së gjilanasve.

“Ballkani dhe Drita po bëjnë futboll komandues dhe përballjet me këto skuadra janë të vështira”, ka thënë “Qeqa” në “Dueli Sportiv”.

“Nuk kemi çfarë nxjerrim prej kësaj ndeshje, nuk ka nevojë të bëhet futboll artistik mes këtyre dy skuadrave”, thotë ajo.

“Unë kam qejf të shoh futboll burrash, dhe ndoshta 60 minuta i kishte Drita që e përdorte lojën për t’u mbrojtur”, nënvizoi “Qeqa”.

“Drita ka bërë futboll dinak dhe futbollistët kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan. E duartrokas Kastriot Rexhën për dy golat e shënuar”, shtoi ajo.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments