No menu items!
Ballina KRYESORE KB Peja bëhet me kryetar të ri

KB Peja bëhet me kryetar të ri

Klubi Basketbollistik “Peja” është bërë me kryetar të ri, i cili është zgjedhur Fatmir Gashi.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi nga Peja, teksa kanë shkruar se kuvendi zgjedhor është mbajtur në formë online, shkak rregullave kundër pandemisë dhe delegatët kanë votuar për kryetar Fatmir Gashin. Ndërsa janë zgjedhur edhe dy nënkryetar Egzon Kelmendi dhe Mentor Sahiti.

Fatmir Gashi ka qenë edhe më parë kryetar i Pejës në vitet (2000-2003) dhe (2005-2009). Ndërsa ka qenë edhe i pari i FBK-së për tri vite (2010-2013).

Deklaratë e KB Pejës:

“Para dy ditësh është mbajtur Kuvendi Zgjedhor në formen Online për arsye të rregullave kundër pandemisë në Kosovë.

Delegatet e Kuvendit votuan një zëri për Fatmir Gashin si Kryetar të Klubit. Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetar, z. Egzon Kelmendi dhe z. Mentor Sahiti.

Klubi është shumë krenar që të udhehiqet përseri nga një kontribues që nga themelimi i Klubit. Fatmir Gashi ka qenë Kryetar i Klubit në vitin 2000-2003, dhe 2005-2009 si dhe ka qenë Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për 3 vite (2010-2013).

Kryetari i Klubit gjithashtu ka bërë të ditur që Bordi i ri i Klubit do të përbehet nga sponzoret dhe kontribuesit tjerë ndër vite të cilët janë ende të motivuar dhe kanë mundësi për të kontribuar”, thuhet në postimin e KB Pejës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments