No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Capello: Milani është për titull!

Capello: Milani është për titull!

“Duhet të besoni në të”, kështu e nis Fabio Capello, një trajner që ka fituar shumë në Itali. Milanin nuk e harron dhe së fundmi ka folur për në një intervistë për “Corriere della Sera”. Italiani mendon se kuqezinjtë janë për të titull dhe u bën thirrje të mendojnë si të mëdhenj.

“Milani është për titull. Është i detyruar të mendojë si i madh, jo të ëndërrojë. Ka një ndryshim thelbësor midis këtyre dy gjërave: të gjithë mund të ëndërrojnë të bëhen të mëdhenj, të mendojnë si të mëdhenj jo”, shprehet fillimisht Capello, i cili më pas tregon ku është bindur nga Milani.

“Në ndeshjen kundër Napoli, në San Paolo, shfaqën në mënyrë mbresëlënëse forcën e tyre. Gjithashtu edhe në fitoren e marrë kundër Fiorentinës. Ata nuk vuanin dhe e menaxhuan ndeshjen pa ankth dhe mbi të gjithë pa Ibrahimovic në fushë. Nuk mendoj se mungesa e tij do të rëndojë në planin afatgjatë, pasi ai tani është më i pjekur dhe është bërë një lider i vërtetë”, shtoi trajneri i njohur.

Më tej ai vlerëson punën e bërë nga Paolo Maldini në ndërtimin e skuadrës: “Paolo ka bërë një punë për t’u duartrokitur në ndërtimin e ekipit. U duhet një mbrojtës qendre, pasi luajnë në tre kompeticione. Nuk ka nevojë për një zëvendës të Ibrahimovic, pasi kuqezinjtë kanë ekuilibrin e tyre dhe është mirë që të ndryshojnë sa më pak të jetë e mundur”.

Në fund Capello foli edhe për Piolin dhe mungesën e tifozëve: “Kur në San Siro mërmërisin ti mund të dëgjosh. Sigurisht atmosfera e tifozëve u jep një dorë futbollistëve, që mund të shprehen pa u shqetësuar për të bërë një pasim gabim. Pioli ka merita të mëdha te ky Milan. Mbajtja e tij këtë verë ishte zgjedhja e duhur dhe tani po shohim rezultate”. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments