Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është shprehur i lumtur për fitoren e skuadrës së tij në derbin e madh kundër Gjilanit. Edhe pse deri në minutat e fundit të ndeshjes skuadra e tij ishte duke humbur ai theksoi se kishte besim se golat do të vinin.
“Mendoj se kemi bërë paraqitje shumë të mirë. Gjatë tërë kohës ishim më të mirë se kundërshtari. Ata dy herë erdhën dhe na shënuan, por unë kisha besim te skuadra dhe vetëm ishte çështje kohe se kur o të vinte momenti të shënonim. Dhe kur e kërkon aq tepër fitoren ajo edhe vjen. Më vjen mirë që e fituam këtë ndeshje sepse e merituam, për çka i përgëzoi futbollistët. Ndërkohë, këtë fitore ia dedikoj Intelektualëve të cilët e kishin përgatitur një mënyrë të veçantë për t’i motivuar futbollistëve dhe mendoj se ia arritën qëllimit”, ka theksuar Nuhiu. Pas kësaj fitoreje Drita ruan pozitën e dytë me 30 pikë.