No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Veteranët e Futbollit - FSK-ja, ndeshje për Ditën e Flamurit

Veteranët e Futbollit – FSK-ja, ndeshje për Ditën e Flamurit

Liga e Veteranëve të Futbollit me mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës, sot, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, ka organizuar ndeshjen revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve të futbollit të Kosovës dhe ekipit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe komandanti i forcës tokësore të FSK-së, gjeneral, Enver Cikaqi, të cilët edhe e nisën topin nga qendra. Para ndeshjes ekipet bartën transparentin “Të ndarë në shumë shtete, por të bashkuar rreth një flamuri, gjuhe dhe të një gjaku!”, si dhe transparentin në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare “Liria ka emër”. Të dyja ekipet shfaqën lojën të mirë, por në fund fitores iu gëzuan Veteranët e Kosovës, me rezultat 4:2. Ndërkohë, pas ndeshjes për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ndeshje u shtrua drekë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments