No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Isco zyrtarizon kërkesën për largim nga Reali që në janar

Isco zyrtarizon kërkesën për largim nga Reali që në janar

E bujshme. Mesfushori i Real Madridit, Isco, e ka informuar klubin se dëshiron të largohet në janar. Mësohet se ai i tha presidentit Florentino Perez se do të nënshkruajë për një klub në Premier League, merkaton e ardhshme. Duke qenë rezervë në ekipin e Zinédine Zidane mesfushori ka plane të tjera, ku mund të luajë rregullisht, në funksion edhe të Kampionatit Europian të verës së ardhshme.

Sipas gazetës “Marca”, duke dashur më shumë kohë aktivizim, numri 22 i komunikoi menaxhmentit të Merengues se synon të largohet në janar 2021, sapo të hapet merkatoja. Trajneri i Real Madridit e kupton situatën e lojtarit dhe presidenti Pérez bie dakord ta shesë 28-vjeçarin për të paktën 45 milionë euro.

Pesë klube interesohen për të: Arsenali dhe Manchester City nga Anglia; Juventusi dhe Interi nga Itali, si dhe Sevilla në Spanjë. Gjithsesi, ai duket i joshur më shumë nga Premier League. Atje ka dy trajnerë spanjollë që e presin krahëhapur; Guardiola dhe Arteta.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments