No menu items!
Ballina KRYESORE Britania hap dyert për fansat, gati biletat për duelin e titullit kampion

Britania hap dyert për fansat, gati biletat për duelin e titullit kampion

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit është shprehur i kënaqur me deklaratën e kryeministrit anglez Boris Johnson që tha se nga 2 dhjetori do të lejojë praninë e tifozëve në stadium. Kjo i hap “dritën jeshile” edhe dueleve të boksit që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe, që ato të kenë një numër të limituar fansash.

Më 12 dhjetor do të zhvillohet sfida e madhe për titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes kampionit në fuqi, britanikut Anthony Joshua dhe sfidantit bullgar Kubrat Pulev. Duke parë se situata ka ndryshuar pas deklaratës së Johnson, atëherë fansat mund të jenë të pranishëm në këtë duel.

Hearn po punon për këtë gjë: “Ky është lajm i madh. Nuk do të rritim çmimet edhe pse kërkesat do të jenë të shumta. Ne e dimë që janë të shumtë ata që duan të vijnë në stadium. Do të jetë një shans i mirë për fansat të ndjekin nga afër një duel të madh, do të jetë si dikur”, tha Hearn.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments