No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Reja: Qesha kur Duka ma kërkoi kualifikimin në Euro2024

Reja: Qesha kur Duka ma kërkoi kualifikimin në Euro2024

Edoardo Reja, trajneri i kombëtares, pas kalimit në Ligën B në Nations League, ka folur për “La Repubblica” në Itali dhe rrëfen arritjen e bërë, projektin me Shqipërinë, bisedën me Dukën dhe në fund ka diçka edhe për Thomas Strakoshën.

OBJEKTIVI – “Kemi shkuar mbi pritshmëritë. ishim në vështirësi të mëdha, për shkak të COVID-19 dhe dëmtime. Ftuam 23 lojtarë nga 36 dhe është një arritje që vlen dyfish. Kush e kishte pritur? Kishim në ekip djem që as nuk luanin, lojtarë që edhe në Serie B nuk vlerësohen aq shumë nga klubet e tyre. Në kombëtare ata treguan shpirt të lartë gare dhe angazhim dhe e shfrytëzuam në maksimum”.

PROJEKTI – “Problemi i vërtetë është që nuk ka as edhe një lojtar në Shqipëri, janë të gjithë zvicerane, francezë, holandezë. Duhet të dalësh e ti gjesh vërdallë, nuk është një punë për qejf. Kemi Brojën, i datëlindjes 2001, i cili luan me Vitesse dhe është shumë interesant. kam ftuar edhe Çepele, një mbrojtës 17-vjeçar që ka qenë me Interin dhe tani është në Bundesliga 2 me Hannover. Kemi shumë të rinj dhe synimi është që t’i rrisim ata”.

“Sapo arrita në Shqipëri, presidenti më kërkoi që të përgatiteshim sa më mirë për EURO 2024. Fillimisht qesha dhe iu përgjigja se nuk mund ta bëj këtë deri 80 vjeç, por për aq kohë sa jam i kthjellët nga mendja, do vazhdoj me këtë projekt që më pëlqen dhe më përfshin.  Qëllimi është të zhvillojmë talentet e rinj që nuk janë zhvilluar ende. COVID na ngadalësoi pak, por e kemi nisur me këmbën e djathtë”.

PORTIERI – “Mendoj se Strakosha do të mësojë shumë nga një portier me përvojë dhe personalitet si Reina. Mendoj se Lazio prandaj e ka marrë, Reina është një lider dhe e ndjek e gjithë skuadra. Sot kërkojmë portierë që dinë të luajnë me këmbët dhe Strakosha është i zoti në këtë gjë, por ndonjëherë e ekzagjeron dhe rrezikon shumë, duke më trembur”, përfundon Reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments