No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR "Profa" analizon ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve

“Profa” analizon ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli ciklin e sivjetmë në Ligën e Kombeve në mënyrën më të keqe të mundshme, duke arkëtuar vetëm pesë pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

“Dardanët” bënin pjesë në grupin C3 të Ligës së Kombeve, duke e mbyllur kampanjën në vendin e tretë, mbrapa Kombëtareve me përvojë si Sllovenia dhe Greqia.

Gjatë gjithë këtij cikli, Kosova u përballë me shumë lëndime por edhe me mungesa shkaku i situatës së rënduar epidemiologjike me COVID-19 në kontinentin e vjetër.

E rëndë për djelmoshat e Bernard Challandesit ishte edhe humbja nga Maqedonia e Veriut 2:1 në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, rrugë e cila dërgonte në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka vlerësuar ciklin e sivjetmë të Kosovës në Ligën e Kombeve.

“Profa”, i cili më parë ka qenë trajner i Kosovës, mendon se skuadra u hendikepua shumë nga mungesat e shumta.

“Fatkeqësisht në këtë cikël, Kosova është ballafaquar me shumë probleme, për shkak të COVID-19 dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë lëndime dhe nuk u paraqit me përbërjen e njejtë”, ka thënë fillimisht Bylbyl Sokoli për “Zeri.info”, duke vazhduar:

“Më e rënda ishte humbja nga Maqedonia e Veriut. Shkaktar ishte mungesa e shumë futbollistvve titullarë dhe mund të themi se nuk patëm fat dhe nuk ishim të kompletuar. Me këto rezultate nuk duhet të jemi të kënaqur. Disa futbollistë shfrytëzuan rastin si Ibrahim Dreshaj, Bernard Berisha, Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati”.

Tutje, ish-trajneri i FC Prishtinës thotë se formë të tillë e kanë të gjitha përfaqësueset e reja.

“Është periudhë që të gjitha përfaqësueset e reja e kalojnë. Mendojnë se skuadra ishte e hendikepuar dhe me shumë probleme në këtë cikël. Si pasojë e kësaj, skuadra e humbi ngadalë homogenitetin dhe lojën kolektive. Në shumë ndeshje patën pasiguri dhe disa reagime të dobëta, sidomos në ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Greqisë në Prishtinë, të cilat ishin ndeshje vendimtare ku skuadra e humbi homogjenitetin”, vlerëson Sokoli.

Trajneri kosovar shpreson se me rikthimin e futbollistëve titullar, të rikthehet forca e grupit.

“Prandaj, unë shpresoj se me rikthimin e të gjithë futbollistëve, shpresoj të kthehet forca e grupit dhe njëkohësisht të rikthehen rezultatet”, tregon më tej “Profa”.

Për fund, Sokoli dha edhe mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e trajnerit Bernard Challandes.

“Mendoj se trajneri Challandes e mendon qëndrimin, se a do të ketë ndryshime, këtë duhet ta vlerësojnë organet pranë FFK-së”, përfundoi Sokoli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments