No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Hadergjonaj: Ishte vit i tmerrshëm për Kosovën, duam ta harrojmë sa më...

Hadergjonaj: Ishte vit i tmerrshëm për Kosovën, duam ta harrojmë sa më shpejt

Florent Hadergjonaj e ka pranuar se Kombëtarja e Kosovës e përjetoi një vit të tmerrshëm pas dështimeve të njëpasnjëshme në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 dhe në Ligën e Kombeve, por shpreson se triumfi ndaj Moldavisë do të shërbejë për t’ia ngritur moralin skuadrës për kualifikimet e Botërorit 2022.

Kosova e lëshoi një mundësi të artë për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, pasi u mund nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të play-off të Euro 2020, si dhe rrezikoi rënien në Ligën D të Ligës së Kombeve në një vit turbulent.

Të ndikuar nga pandemia dhe lëndimet, por mbi të gjitha organizimi i dobët nga Federata e Futbollit e Kosovës, verdhekaltrit e mbyllën vitin me një fitore e cila u arrit vetëm pasi e hoqën të zitë e ullirit në një paraqitje tjetër të dobët në fushë kundër Moldavisë të martën në Prishtinë.

Kosova ishte në një seri prej 10 ndeshjeve pa fitore – tetë humbje e dy barazime – deri para këtij takimi.

Por humbja kundër kombëtares fqinj për Euro 2020 pas një paraqitjeje të dobët dhe me ekip të çorientuar i vuri kapakun një viti të tmerrshëm për Kosovë. Maqedonia e fitoi edhe finalen kundër Gjeorgjisë dhe e siguroi pjesëmarrjen në Evropian për herë parë.

Hadergjonaj, mbrojtësi i djathtë i Kasimpas në Turqi, golin e vetëm deri tani në 15 paraqitje për Kosovën e shënoi pikërisht kur ka mundur t’i kryente punë asaj më së shumti, kundër Maqedonisë, por doli të ishte i pamjaftueshëm sepse dardanët humbën 2:1.

26-vjeçari, i cili debutoi për Kosovën në qershor të vitit 2019, e ka pranuar se viti 2020 ishte për t’u harruar për verdhekaltrit.

“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë. Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziasmin. Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë. #FH2 #JemiKosova #JemiDardanët🇽🇰”, shkroi Hadergjonaj në Facebook.

Kosova pritet të bjerë në vazon e katërt, të parafundit, në shortin për kualifikime për Kupën e Botës 2022, i cili do të mbahet më 7 dhjetor.

Kjo nënkupton se dardanët do të përballen me kombëtare shumë të forta për ta siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.

Faza kualifikuese nis në mars 2021 dhe Hadergjonaj shpreson se fitorja ndaj Moldavisë do të shërbejë për t’ua ngritur moralin atyre për këtë ndeshje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments