No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Valon Berisha i bashkohet Dardanëve, por Celina në dyshim për Slloveninë

Valon Berisha i bashkohet Dardanëve, por Celina në dyshim për Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, kundër Sllovenisë dhe Moldavisë në kuadër të Ligës C. Në seancën e sotme, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” ekipit iu bashkua Valon Berisha, i cili mungoi në miqësoren kundër Shqipërisë, derisa për shkak të një shqetësimi muskulor në stërvitje mungoi Bersant Celina. Edhe në stërvitjen e sotme Dardanët ishin maksimalisht të përkushtuar, teksa vërehet dëshirë e madhe për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive. Ekspedita e Kombëtares nesër në mëngjes do të udhëtojë në Lubjanë, ku do të mbajë stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments