Sot luhet një “vëllazërore” tjetër mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kësaj radhe në kuadër të kualifikimeve të Evropianit U21.
Kosova dhe Shqipëria ballafaqohen sonte prej orës 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mbrëmë, Kosova e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para përballjes me kuqezinjtë.
Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë dhe dueli pritet me optimizëm të madh për sukses.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje në vend të Destan Bajselmanit, Alban Ajdinit dhe Donat Rrudhanit ka ftuar Ramiz Bytyqi, Almir Kryeziu dhe Valmir Veliu.
Takimi do të transmetohet në RTK.