No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët nisin përgatitjet

Dardanët nisin përgatitjet

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për tri ndeshjet e këtij muaji. Dardanët, të hënën në mbrëmje, kanë kryer stërvitjen e parë në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Në këtë stërvitje përzgjedhësi Bernard Challandes kishte në dispozicion futbollistët që nuk ishin të angazhuar në ndeshjet e zhvilluara të dielën me klubet e tyre, derisa pjesa tjetër e futbollistëve ka kryer rigjenerim në hotel. Atmosfera në Kombëtare në prag të tri ndeshjeve të fundit për këtë vit është shumë e mirë dhe tek të gjithë ekziston dëshira e madhe që ky cikël të mbyllet me rezultate pozitive.  Kombëtarja dardane më 11 nëntor do të luajë miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë në Lubjanë dhe më pas më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presë Moldavinë, për ta përmbyllur edicionin e sivjetmë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments