No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Alaj konfirmon ndërprerjen e ndeshjes Takovo - Trepça

Alaj konfirmon ndërprerjen e ndeshjes Takovo – Trepça

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka folur në lidhjee ndalimin e zhvillimit të ndeshjes ilegale të futbollit, Takovo – Trepça, e paraparë të luhet në Mitrovicën e Veriut.

Ndeshja u ndalua nga policia e Kosovës, e që sipas Alajt i ndaloi pas kërkesës së bërë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

“Kam kërkuar nga policia e Kosovës për të marrë masat dhe ata e kanë bërë këtë bazuar në arsyetimet e dhëna”, ka thënë Alaj Olle.

Kohëve të fundit është raportuar në media se MKRS, KOK e FFK nuk po reagojnë për ndalimin e garave ilegale, gjë që sot u dëshmua e kundërta.
Ndërkohë aksionin në veri për ndalimin e këtij aktiviteti ilegal e ka konfirmuar edhe policia.

”Bazuar në informacionet zyrtare nga rajoni, pas pranimit të informatës zyrtare për zhvillimin e lojës, njësitet relevante policore kanë shkuar në lokacion, dhe bazuar në vendimet zyrtare nuk kanë lejuar të zhvillohet ndeshja/loja,” thuhet në reagimin e Policisë për Periskopin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments