No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Drejtuesit e rinj japin alarmin, tregojnë nga çfarë kërcënohet Barcelona

Drejtuesit e rinj japin alarmin, tregojnë nga çfarë kërcënohet Barcelona

Bordi i ri drejtues i Barcelonës mori kontrollin e klubit dhe u paraqit në stilin e bordit që sapo dha dorëheqjen. D.m.th., me një paraqitje pa pyetje, në të cilën shpjeguan se situata ekonomike e klubit është shqetësimi i madh për momentin, madje mbi thirrjen e menjëhershme për zgjedhje, për të cilat me sa duket nuk po nxitohet kaq shumë.

Carles Tusquets, president i komisionit ekonomik të klubit katalanas, siguroi se “ne do t’i bëjmë zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur, siç thonë anglezët. Ne do ta bëjmë atë sa më shpejt të jetë e mundur, por dua të theksoj… sa më shumë që të jetë e mundur. Ne nuk do të pranojmë presion për afate. Duam që bordi i ri të ketë përfaqësimin maksimal dhe kjo përfshin zgjedhje me pjesëmarrjen më të madhe të mundshme. Javën e ardhshme do të thërrasim një konferencë për shtyp për të shpjeguar më në detaje masat që do të marrim”.

Struktura e re drejtuese është formuar me tetë anëtarë nga Komiteti Ekonomik dhe Disiplinor, pa asnjë anëtar të bordit në largim të drejtorëve. Carles Tusquests e vuri theksin sërish te situata ekonomike: “Pandemia po prek veçanërisht Barcelonën. Klubi varet nga turizmi dhe tani nuk ka asnjë aktivitet të tillë. Situata nuk është e rehatshme, ne duhet të përpunojmë ide për të korrigjuar të këqijat që na prekin”.

Në këtë kuptim, duket se është më urgjente të mbarojmë negociatat që drejtuesit e mëparshëm kishin nisur me punonjësit për të ulur shkallën e pagave me 190 milionë euro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Recent Comments