No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Capello: Ju tregoj ku gaboi Juventusi

Capello: Ju tregoj ku gaboi Juventusi

Fabio Capello kritikon Juventusin dhe futbollin italian. Trajneri i njohur, tashmë në rolin specialistit të futbollit në Sky Sport, pas ndeshjes që bardhezinjtë e humbën me Barcelonën në shtëpi, u tregua i drejtpërdrejtë dhe theksoi se katalanasit mund të kishin shënuar deri në tetë gola. Veç kësaj ai vuri në duke edhe defektet e Juventusit.

“Juventusi vuajti shumë kundër një Barcelone në krizë. Më bëri përshtypje ndryshimi që kishin katalanasit, nga një skuadër në ndërtim që humbi në El Clasico, në një ekip ‘top’ në Itali. U shokova nga ndryshimi që patën në lojë dhe në intensitet. Barcelona më bëri vërtetë përshtypje, madje mund të shënonte 8 gola dhe bëri vetëm dy në aksione pa lidhje”, tha fillimisht Capello.

Më pas ai vuri në dukje ku çaluan bardhezinjtë: “Ishte një lojtar, Chiesa, i cili ishte shpesh i lirë dhe duhej shfrytëzuar. E gjithë loja u përqendrua te Dybala dhe në krahun e tij. Barcelona kishte mundësinë ta rimerrte topin më shpejt, pasi Juventusi nuk e hapte lojën.

Kundërshtari kishte një shpejtësi tjetër dhe kjo më bën të dyshoj për lojën që bëhet në Itali. I mungonte gjithë Juventusit shpejtësia, ishin gjithë kohën nën presion dhe lëvizjet e tyre parashikoheshin lehtë. Barcelona ishte shumë agresive dhe dinamike. Messi gjithashtu luftoi shumë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave...

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

Recent Comments