No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Tulipanet të forta për Dardanet

Tulipanet të forta për Dardanet

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje me rezultat 6:0 nga Kombëtarja e Holandës, në ndeshjen e zhvilluar të martën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ishte ndeshja e tetë e Dardaneve në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, derisa për holandezet kjo ishte fitorja e nëntë në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë fushatë kualifikuese. Ashtu siç pritet nënkampionet e botës e mbizotëruan lojën dhe arritën që pjesën e parë ta mbyllin me katër gola epërsi. Gjatë 45 minutave të parë rrjetën e portës së Florentina Kolgecit e gjetën Danielle van de Donk (11’), Katja Snoeijs (31’, 44’) dhe Lieke Martens (34’). Ndërkohë, në pjesën e dytë Dardanet patën paraqitje më të mirë në mbrojtje, duke mos i lejuar shumë hapësira mysafireve. Megjithatë, mungesa e përqendrimit në minutat shtesë bëri që Holanda të shënoi edhe dy gola nëpërmjet Katja Snoeijs (90’+4’) dhe Vivianne Miedema (90’+5’). Kosova mbetet në pozitën e katërt në grup me 10 pikë, derisa Holanda e kryeson renditjen me 27 pikë. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Rusisë në muajin nëntor.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Bayern Munchen largon tre futbollistë

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në klubin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, ku fillimisht do të largohen disa lojtarë.

Recent Comments