No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanet nesër përballë kampioneve të Evropës

Dardanet nesër përballë kampioneve të Evropës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Holandës që zhvillohet të martën në mbrëmje në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022. Holandezet janë kampione evropiane dhe nënkampione botërore, derisa tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropian, ku në 8 ndeshje në Grupin A kanë arritur po aq fitore. Në takimin e nesërm ato janë favorite absolute. Megjithatë, futbollistet dardane pas barazimit si mysafire kundër Turqisë (0:0) synojnë që të kenë paraqitje sa më të mirë në duelin e nesërm, edhe pse janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të kundërshtareve. Në konferencën për media përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Edona Kryeziu dhe portierja Florentina Kolgeci kanë folur rreth ndeshjes së nesërme, duke e vlerësuar Holandën për kualitetin që ka, por me shpresë se do të arrijnë të shkaktojnë befasi duke  nxjerrë rezultat pozitiv.  “Në përgjithësi situata dhe atmosfera në ekip është e mirë. Megjithatë, kemi disa telashe shkaku i formacionit pasi për këtë ndeshje mungojnë tetë lojtare që kanë qenë bartëse kryesore të 11-shes së parë. Gjashtë lojtare kanë munguar edhe në ndeshjen ndaj Turqisë. Realisht Holanda është një ndër kombëtaret që vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe dhe është kampion evropian dhe nënkampion bote, andaj do të jetë tejet e vështirë për ne”, ka thënë Fazlija.  Kapitenja Edona Kryeziu ka thënë se pa marrë parasysh kundërshtarin punojnë me përkushtim çdo herë për paraqitje sa më të mirë. “Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme”, është shprehur Kryeziu. Ndërkohë, edhe portierja Florentina Kolgeci, e cila ishte njëra ndër më të merituarat për barazimin e para pak ditëve në Turqi ka thënë se në këtë ndeshje nuk hyjnë të dorëzuara.  “Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.
Ndeshja Kosovë – Holandë do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Bayern Munchen largon tre futbollistë

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në klubin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, ku fillimisht do të largohen disa lojtarë.

Recent Comments